Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili teksa i referohet Fondit Monetar Ndërkombëtar, thotë se ekonomia shqiptare është drejt shkatërrimit për shkak të rilindjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili thotë se 70 përqind e ndërmarrjeve të vogla e të mesme janë me humbje.

Sipas Vasilit, nuk duhet bërë asnjë hap prapa për të larguar, ata që ai i quan vandalë.

“Ekonomia drejt shkatërrimit total për shkak te rilindjes! 70% e ndërmarrjeve te vogla e te mesme janë me humbje.

FMN deklaron se rënia ekonomike është 7.5% dhe akoma me keq se parashikimi qe rënia do te ishte 5%. Borxhi i deklaruar mbi 80% ndërsa borxhi real eshte mbi 94%.

PPP po i japin goditjen e fundi vdekjeprurëse ekonomisë shqiptare.

Këto fakte tragjike për ekonominë flasin vete. Rilindja ndërtoi katastrofën ekonomike.

Asnjë hap prapa për te larguar këta vandale dhe armiq te këtij populli”,shkruan Vasili.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re