Presidenti Ilir Meta ka reaguar për raporton më të fundit të Freedom House ku thekson se Shqipëria ka një përkeqësim regjimit demokratik dhe se udhëheqësi e Ballkanit sulmojnë haptazi institucionet demokratike.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta shprehet se është “thellësisht i shqetësuar nga konkluzionet e raportit të organizatës “Freedom House””.
“Përkeqësimi i treguesve për nivelin e demokracisë, rënia ne qeverisje dhe proces zgjedhor kërkon një reflektim dhe përgjigje nga të gjithë. Konkluzioni në raport se: “Nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një vend ku diskutohet” është një kambanë e fortë alarmi”. Është koha për një ringritje të menjëhershme dhe për një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, me qëllim integrimin e plotë të vendit pa zvarritje të mëtejshme”, shprehet presidenti.
