Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka mirëpritur vazhdimin e angazhimit të liderëve të Serbisë dhe Kosovës për dialogun nën patronazhin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Në raportin e tij të fundit mbi Kosovën, Guterres tha se ishte i vetëdijshëm për sfidat që u takojnë udhëheqësve në Beograd dhe Prishtinë.

“Unë mbetem i inkurajuar nga vendosmëria dhe angazhimi i tyre për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura nëpërmjet dialogut dhe bëj thirrje për përfshirje më të madhe të të gjitha segmenteve të shoqërisë në të dy anët”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe raportin për periudhën prej 16 korrik deri më 15 tetor.

Ai tha se perspektiva evropiane vazhdon të jetë vendimtar për konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe mirëpriti mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e BE-së, duke përfshirë Strategjinë e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësim në dialog.

Guterres gjithashtu përshëndeti përpjekjet e Misionit të OKB-së në Kosovë – UNMIK për të ndërtuar besimin në Kosovë, duke shtuar se besimi social është vendimtar për stabilitetin në Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB shprehu shqetësim rreth tensioneve mbi aktivitetet e ndërtimit në zonat e mbrojtura të veçanta dhe u bëri thirrje autoriteteve që të përmbushin detyrimin e tyre për të mbrojtur trashëgiminë fetare.

Në raport thuhet gjithashtu se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka propozuar ligj për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës, e cila ka dhe mbështetjen e presidentit Thaçit, por duke bërë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar për këtë çështje, ndërsa qeveria e Serbisë dhe Lista Serbe kundërshtuar ashpër.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko