Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për raportin e “Transparency International” për korrupsionin ku Shqipëria është përkeqësuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se ky raport konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Kreu i demokratëve thekson se  lufta kundër korrupsionit është interesi i tyre kombëtar.

“Raporti i fundit i “Transparency International” konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Përhapja e tij në çdo nivel të qeverisë Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro.

Lufta kundër korrupsionit është sot interesi ynë kombëtar, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit. Ndonëse një grusht i vogël njerëzish po mundohen ta mbajnë peng të ardhmen, ajo tashmë ju përket shqiptarëve!” shkruan Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko