Deputetja e PD Jorida Tabaku në një postim në Facebook ka analizuar raportin e INSTAT në lidhje me rritjen ekonomike të vendit që ishte në 3.38% duke qenë shumë më poshtë se sa pritshmëritë e FMN dhe qeverisë për vitin 2023.

Sipas Tabakut, ndonëse Shqipëria u vizitua nga 10 milionë turistë sërishmi shqiptarët nuk janë më të pasur në 2023.

Të dhënat e INSTAT, shprehet deputetja e PD, tregojnë që sektori i bujqësisë është me rënie për të 3 vit radhazi. Sektori i Industrisë është gjithashtu me rënie ndërsa i vetmi sektor në rritje është ndërtimi.

Për deputeten demokrate arsyeja përse shqiptarët nuk kanë sot më shumë të ardhura në xhepin e tyre është si pasojë e një sistemi të kalbur të korrupsionit, favoreve ligjore dhe ato fiskale që taksojnë 95% të shqiptarëve me barrën më të madhe mbi shtresën e mesme dhe u japin favore të gjithfarëllojshme një pakice.

Kjo reflekton modelin e kalbur ekonomik pa asnjë vizion, pa asnjë drejtim.

“Shqipëria e 2023 ishte ajo e 10 milionë turistëve. A u reflektua ky numër turistësh në ekonomi? Në bizneset e shqiptarëve dhe xhepin e qytetarëve? Përgjigja sigurisht që është jo!

Të dhënat e INSTAT të publikuara pak ditë më parë tregojnë që sektori i bujqësisë është me 3% rënie dhe është pothuajse i 3 vit radhazi. Sektori industrisë është me rënie dhe i vetmi sektor me rritje është ndërtimi pothuajse 10%. Kjo reflekton modelin e kalbur ekonomik pa asnjë vizion, pa asnjë drejtim.

Këtë modelin ekonomik që sponsorizon ligje në parlament, që i jep favore 5% të qytetarëve, që e shpërndan pasurinë në 5% të qytetarëve dhe nga ana tjetër 95% e qytetarëve që paguajnë taksa, shtresa e mesme e mbitaksuar, 300 mijë femrët që punojnë dhe robtohen gjithë vitin nuk arrijnë të marrin asnjë përfitim edhe në rastin kur Shqipëria ka një numër të lartë turistësh si 10 milionë. Këtë duhet të ndryshojmë! Këtë model që favorizon pakicën e që dëmton shumicën”, tha ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re