Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili konstaton një dëm prej 138 miliardë lekë gjatë vitit 2022 për shkak të keqmenaxhimit të fondeve publike.

Meta shprehet se vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit mund ta parandalojë falimentimin e Shqipërisë dhe mund të rikthejë shpresën te të rinjtë.

“Korrupsioni është i vetmi qëllim madhor i “Rilindjes”! Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një dëm ekonomik prej 138 miliardë lekë gjatë vitit 2022 për shkak të keqmenaxhimit të fondeve publike dhe shkeljeve ligjore, ku dëmi më i lartë prej 107 miliardë lekë lidhet me Tatimet dhe Doganat.

Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek të rinjtë, që në masë po detyrohen të braktisin vendin! Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit, si dhe rivendosja e Llogaridhënies është interesi dhe prioriteti ynë kombëtar!”, shkruan Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re