Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD-në e Rithemelimit, mjeku Ilir Alimehmeti ka dalë në një deklaratë për shtyp, në lidhje me auditimin nga  Kontrolli i Lartë i Shtetit për “Efektiviteti i menaxhimit të situatës pandemike Covid-19” në subjektet Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe në Institutin e Shëndetit Publik.

Alimehmeti u shpreh se raporti i KLSH , nxori në pah problematikat e shumta të sistemit shëndetësor duke filluar nga kapacitetet spitalore, funksionimin joefiçent të qendrave shëndetësore, te kapacitetet profesionale apo fondet financiare të pamjaftueshme.

“Jeta dhe shëndeti janë tonat, të të gjithëve ne, dhe ne nuk mund të pranojmë apo lejojmë të luhet me to me prioritetin e vetëm të propagandës së pak zyrtarëve të lartë të politikave shëndetësore”, u shpreh ndër të tjera Alimeheti, pasi lexoi raporton e KLSH.

Deklarata e Ilir Alimehmetit:

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ushtroi një auditim me temë “Efektiviteti i menaxhimit të situatës pandemike Covid-19” në subjektet Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe në Institutin e Shëndetit Publik.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në përfundim të auditimit deklaruar për publikun se:

Menaxhimi i COVID-19 në vendin tonë nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me institucionet e varësisë, nxorri në pah problematikat e shumta të sistemit shëndetësor, si:

kapacitete spitalore rajonale të pamjaftueshme për trajtimin e rasteve me COVID-19, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithë shqiptarëve;
funksionimin joeficient të qendrave shëndetësore të njësive të vendore të kujdesit shëndetësor, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithëshqiptarëve;
kapacitete profesionale të specialistëve të sëmundjeve infektive në kujdesin shëndetësor parësor shumë të kufizuara, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë në sytë e të gjithë shqiptarëve;
fonde financiare të pamjaftueshme, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithë shqiptarëve;
mangësi në stokun e materialeve të mbrojtjes personale, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e tëgjithë shqiptarëve;
pamjaftueshmëri në trajnimet e stafit mjekësor, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithëshqiptarëve;
pasiguri në vendin e punës të mjekëve dhe infermirëve, tëcilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e tëgjithë shqiptarëve; etj.

Vazhdon Kontrolli i Lartë i Shtetit duke deklaruar se:

“Përballë një virusi të panjohur, shoqëruar me humbje jete të njerëzve, menaxhimi i situatës nga sistemi ynë shëndetësor, nuk ishte shumë efektiv.”

Dhe në fakt, që në 16 Prill 2022, në revistën prestigjioze britanike The Lancet u botua përllogaritja e humbjeve të jetëve nga COVID-19 në Shqipëri në vitin 2020 dhe 2021.

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë deklaronte zyrtarisht 3.220 humbje jete dhe pretendonte menaxhimin më të mirë në Europë, shifra e vërtetë rezultoi 17.300, pra 5.4 fish më shumë nga deklarimi zyrtar.

Ky raportim fals, kjo gënjeshtër, ishte në nivelin më të lartë në botë, i kaluar vetëm nga Afganistani, Iraku, Azerbajxhani, Kirgistani, Taxhikistani, Uzbekistani, Bjellorusia, Bolivia, Haiti, Nikaragua, Venezuela, Bangladeshi, Pakistani, India e vende të tjera ekonomikisht të prapambetura të Afrikës dhe Azisë.

Sot e kësaj dite është politikë e qëndrueshme e Ministrisë së Shëndetësisë që të mos ofrohet blerja e testeve të shpejta në farmaci, si kudo në botë, me qëllimin e vetëm të mosevidentimit të rasteve, të mosdeklarimit të rasteve dhe të vazhimit të mashtrimit të madh, mashtrim i cili rëndohet nga pasojat që ka mbi jetën dhe shëndetin e shqiptarëve.

Jo më kot Kontrolli i Lartë i Shtetit del në përfundimin e qartë, dhe po citoj:

“Politikat e ndjekura nga MSHMS dhe institucionet shëndetësore publike dhe jopublike nuk realizuan ofrimin e shërbimit shëndetësor si një e mirë publike, qëllim i ekzistencës dhe politikave të tyre, për të rritur cilësinë e jetës së qytetarëve.”

Miqtë e mi,

Jeta dhe shëndeti janë tonat, të të gjithëve ne, dhe ne nuk mund të pranojmë apo lejojmë të luhet me to me prioritetin e vetëm të propagandës së pak zyrtarëve të lartë të politikave shëndetësore.

Të gjithë ne kemi pësuar goditje të panevojshme nga menaxhimi i pandemisë COVID-19!

Të gjithë ne kemi pësuar humbje që mund të ishin evituar!

Të gjithë ne duhet duhet të reflektojmë e të mos lejojmë më përsëritjen e një drame të këtyre përmasave!

Miqtë e mi,

Fatkeqësitë natyrore nuk i kemi në dorë ne, por

Menaxhimin e fatkeqësive e kemi në dorë ne!
Minizimin e dëmeve e kemi në dorë ne!
Ky është prioriteti ynë siç duhet të jetë prioritet i çdo njeriu, prioritet i çdo kryefamiljari, prioritet i çdo drejtuesi!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re