Presidenca lajmëron konferencë të jashtëzakonshme për mediat në orën 17.00, pa specifikuar se kush do të dalë me deklaratë.

Kjo konferencë vjen pasi Komisioni i Venecias publikoi raportin përfundimtar lidhur me anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, ku thuhej se ka indikacione se veprimet e Presidentit mund të mos kenë qenë të asaj natyre që justifikojnë nisjen e procedurave të shkarkimit.

Në raport, Komisioni i Venecias citonte se edhe nëse Meta tejkaloi kufijtë, nuk mund të fajësohet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re