Kompania prestigjioze e vlerësimit Moody’s ka bërë  rishikimin periodik të treguesve ekonomik ku evidenton risqet e larta të ekonomisë shqiptare. 

Moody’s thotë se ekonomia shqiptare ka një vlerësim B1dhe është e kufizuar nga një sërë faktorësh: ajo është një ekonomi e vogël e ekspozuar ndaj risqeve, ka një shkallë diversifikimi relativisht të ulët krahasuar me vendet e tjera, një borxh të lartë publik, varësi të madhe nga finacimet me skemat e PPP si dhe shkallë të lartë te euroizimit.

Ndërsa politikat fiksale mbeten me vlerësim negative. Por qeveria dhe opozita e lexojnë në mënyra të ndryshme këtë raport. Sipas ministres Anila Denaj, kompania vlerëson pozitivisht ekonominë edhe pas emetimit të eurobondit. 

Plotësimi më i fundit, që Moody’s i bën vlerësimit të Shqipërisë, ruan të pandryshuar renditjen e Shqipërisë në B1, pas emetimit të suksesshëm të Eurobondit në muajin Qershor të këtij viti. Vlerësimi i qëndrueshëm, thekson me pozitivitet dhe me renditjen më të lartë ndër indikatorët, ecurinë e institucioneve dhe qeverisjen e vendit. Moody’s sjell në vëmendje të investitorëve veçanërisht angazhimin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian, angazhim i konfirmuar edhe nga Këshilli i Bashkimit Evropian në muajin Mars të këtij viti.

Ndërsa ish deputetja Jorida Tabaku, thotë  raporti më i fundit i Moody,s nuk ka bërë asnjë renditje pozitive. Sipas saj kompania ka evidentuar gjendjen aktuale, pasi nuk ka një vlerësim nga komiteti I ekspertëve.

Raporti i fundit i Moody’s nuk ka bërë ASNJË renditje pozitive (si thotë vete Moody’s sepse nuk ka pasur qellim renditjen) por vlerësimin e ekonomisë. Ashtu si raportet e tjera ekonomike nga FMN tek OECD flasin për një kalbëzim të qeverisë nga korrupsioni. Moneyval flet për pastrimin e parave dhe e ka klasifikuar Shqipërinë në listën gri, Banka Botërore dhe BERZH raportojnë për një krizë të thellë ekonomike dhe recesion me 9% rënie. Në vend që të pranojë dështimin dhe të marrë masa për të ndihmuar njerëzit dhe ekonominë qeveria vazhdon avazin: vjedh dhe gënjen.

Qeveria thotë se përpjekjet për të ulur borxhin publik, si një nga risqet kryesore të ekonomisë, do të bëhet në bashkëpunim me institucionet

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re