Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është shprehur se raporti i ndërmjetëm i ODIHR për zgjedhjet e vitit 2023 tregoi shkrirje të partisë me shtetin.

Komentet Bylykbashi i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha gjithashtu se ish-kryedemokrati Lulzim Basha duke kërkuar lista të hapura në vitin 2019, ndihmoi që Rama të ndërhynte në Kushtetutë dhe të hiqte koalicionet.

Ai shtoi se edhe nëse ndryshohet sistemi zgjedhor, kjo nuk do të sjellë zgjedhje të lira dhe të ndershme, pasi sipas tij, shkeljet e qeverisë i “fusin shkelmin” çdo sistemi.

“Ajo e 2019 i hapi rrugën atyre gjërave të tjerë të Lulzim Bashës. Basha futi çelsin në derën e Kushtetutës, s ai mjaftoi Ramës ta kthente dhe të hapte kushtetutën. Duke thënë duhet të hapen listat, aq i mjaftoi Ramës që të hiqte koalicionin në mënyrën që ai e hoqi.

Edhe në zgjedhje sikur ne të ndryshojmë sistemin zgjedhor, këto shkelje i fusin shkelmin çdo sistemi zgjedhor. Ne pamë deklaratën me negative që unë kujtoj në deklaratën paraprake të ODIHR. Zgjedhjet qartazi janë krejt antipodi i asaj që tha në 2013 ODIHR që zgjedhjet arritën shumicën e standarteve.

Glover është ndër personat me më shumë eksperiencë që ka bërë raportet që nga 2009. Në 2013 Berisha kishte një vit që thoshte se nëse humbiste zgjedhjet, jepte dorëheqjen. Pra ky raport detajon problemet kryesore, abuzimin me shtetin, shkrirje totale e partisë me shtetin”, u shpreh Bylykbashi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re