Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar raportin e Kombeve të Bashkuara ku Shqipëria konsiderohet vend tranzit për trafikun e drogës.

Meta u shpreh se Shqipëria konsiderohet si Kolumbia e Europës, ndërsa shtoi se në një situatë kaq të rëndë Rama po bën edhe legalizimin e kanabisit për të shpërblyer trafikantët që vodhën votat për PS.

“Shqipëria konsiderohet vend kryesor tranzit për trafikun e drogës. Lidhjet e trafikantëve të drogës konstatohen se janë të drejtpërdrejta me vendet prodhuese. Policia dhe drejtuesit e saj janë inkriminuar thellë me ta. Kjo situatë e lënë qëllimisht jashtë kontrollit nga qeveria ka detyruar DEA-n amerikane të kërkojë bashkëpunimin e qytetarëve.

DASH në vazhdimësi ka konstatuar se kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe më pas në vende të tjera., Shqipëria konsiderohet si element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës drejt vendeve të Europës. Në një situatë të tillë kaq të rëndë Rama po legalizon drogën. Është e qartë se legalizimi i kanabisit që po o paguan narko-trafikantëve për blerjen dhe vjedhjen e zgjedhjeve. Përdorimi mjekësor i kanabisit është eksperimental. Vlera dhe pesha e kanabisit në trajtimin mjekësor është praktikisht zero.

Dhe pesha ekonomike e tij është zero. Është taksa që Edi Rama po i paguan bandave për blerjen dhe vjedhjen e zgjedhjeve. Në emër të PL ju bëj thirrje deputetëve të mos e votojnë këtë projektligj dhe të mos shndërrohen në bashkëfajtorë”, deklaroi Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re