Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar për një lëvizje të fuqishme dhe për organizim të protestave.

Në  një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Parlamentit, Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të përgatiten për protesta të qëndrueshme dhe të fuqishme me qëllim largimin e këtij pushteti, që siç u shpreh ai ‘qëndron i bazuar në raportoni krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim’.

“Ndaj dhe thirrja ime për shqiptarët, për 600 mijë idealistë shqiptarë, të cilët refuzuan me përçmim çdo formë kontrolli antiligjor ndaj vullnetit të tyre, të përgatitemi në protesta të qëndrueshme të fuqishme, për të larguar këtë pushtet, që qëndron i bazuar në raportin: vota shndërrohet në krim dhe krimi në votë.

Thirrja ime për të gjithë shqiptarët është: kurrë të mos përligjni një votë të vjedhur.

Vota e vjedhur apo vota me presion, apo vota e kontrolluar, nuk shpreh vullnetin tuaj, por shpreh vullnetin e atyre që u rrëmbejnë ju të drejtën e votës.

PD qëndron fuqishëm, e vendosur të udhëheqë shqiptarët drejt një përpjekje të madhe për të votuar të lirë si qytetarët e tjerë të rajonit dhe Europës”, u shoreh ish kryeministri.

Ndërkohë, ish kryeministri komentoi edhe raportin e OSBE/ODIHR per zgjedhjet e 14 majit, duke thene se kushdo qe e lexon ate raport gjen përqindje që përmbysin zgjedhjet.

“Raporti konstaton kontrollin e votës. Vota e kontrolluar është vota e skllavëruar. Vota e kontrolluar është vota e diktaturave. Vota e kontrolluar është vota e regjimeve totalitare. Ajo nuk është më votë e lirë. Vota e kontrolluar, de facto është vota pothuaj e vdekur apo në vdekje klinike.

Raporti konstaton gjithashtu se për kontrollin e votës, u përdorën mjetet më të paligjshme, më antikushtetuese, më antiligjore.

U përdorën mjete, të cilat dhunuan Kodin Zgjedhor, Kushtetutën, standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe Kodin e Venecias.

Dëshmon se makinerisë së frikës dhe presionit, i priu direkt kryeministri shqiptar me kërcënimet e tij banditeske ndaj kandidatëve, ndaj qytetarëve, në rast se do votonin për kandidatët e opozitës.

Tregon se zgjedhjet u kontrolluan nga administrata, se aplikacioni Aktivisti dhe terroristët e kuq me petkun e patronazhistit, bënë gjithçka për të diktuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Cilido që lexon me vëmendje këtë raport, gjen përqindje të cilat përmbysin zgjedhjet. Cilido që lexon këtë raport, gjen se 14 maji ishte një farsë e vërtetë elektorale”, tha Sali Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re