Presidenti Ilir Meta e nisi ditën e sotme me një sulm të radhës ndaj gazetës “”, duke shtrembëruar ndër të tjera një raport të Komitetit të Parlamentit Evropian për Çështjet e Jashtme lidhur me publikimin e Fake News dhe Dezinformimin në Ballkanin Perëndimor në kohë pandemie.

Sipas raportit që nisej kryesisht nga analiza e të dhënave nga Facebook, tregohet se në rrethin e mediave të nivelit më të lartë ka raste që shpërndajnë dezinformim.

Edhe pse presidenti nxiton në tentivën e zakonshme që të manipulojë, mbase dikush duhet t’ja lexojë në anglisht për të kuptuar se ajo që hap faqen e Shqipërisë në këtë raport është prodhimi i fakenews nga syri.net apo siç dihet ndryshe media pranë xhepit të tij.

Shembull për këtë është marrë rasti i publikimit të lajmit të rremë se 1 300 kontenierëve me mbetje toksike po vijnë fshehurazi në Shqipëri i cili alarmoi mbarë opinionin publik ku i përfshirë ishte këshilltari i tij personal Ilir Kulla.

“Këto raporte publikoheshin kryesisht nga Syri.net, një burim kryesor i lajmeve në internet i lidhur me Partinë Demokratike, e cila pretendonte se qeveria e Ramës kishte lejuar importin e 1.300 tonë mbetjesh toksike që u zhdukën nga Italia në fillim të vitit 2018”, thuhet mes të tjerash në raport. 

Pikërisht këtë lajm ku është i implikuar drejtpërdrejt këshilltari i Metës, raporti i PE e merr si shembull për të ilustruar atë ç’ka ndodh me fake news në Shqipëri.

Sa i përket nxjerres në pah të këtij manipulimi mediatik, ekspertët e Parlamentit Europian që kanë hartuar raportin marrin si referencë pikërisht një shkrim të publikuar nga gazeta “” e cila çmontoi në kohë të gjithë skenarin e opozitës dhe ish kryetarit të LSI-së Ilir Meta.

Ndonjë nga këshilltarët me shumicë, lutemi që t’ja lexojë presidentit raportin e Brukselit, ku gazeta “” veç të tjerash cilësohet si media me reputacion të lartë për gazetari investigative dhe të pavarur. (tema)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re