Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, në një konferencë për media ku po bën analizën vjetore të dikasterit që drejton është shprehur se për rezultatet e PISA 2022 janë të vetëdijshëm, prandaj kanë hartuar një plan me synim përmirësimin e rezultateve në testet e ardhshme.

Manastirliu tha se duhet angazhim dhe parapërgatitje sepse sistemet arsimore janë të ndryshme.

“Për rezultatet e testeve të PISA Jemi shumë të vetëdijshëm, dhe pavarësisht vlerësimeve në nivel ndërkombëtar të performancës, e rëndësishme për ne është se në ato aspekte ku duhet të përmirësohemi për të mundësuar që vlerësimet ndërkombëtare të na tregojnë një panoramë reale. Nga vlerësimi që është bërë së fundmi, është vlerësuar nga ju që ka patur një mungesë të angazhimit real. Duhet të angazhohemi maksimalisht. Duhet dhe parapërgatitje, sepse sistemet nuk janë të njëjta.

Kemi hartuar një plan ambicioz me synim përmirësimin e rezultateve të ardhshme për PISA 2025 dhe do të nisë menjëherë zbatimin. Përfshin aktivitete dhe hapa kontrekete që bën bashkë të gjitha aktorët në fushën e arsimit. Fuqizimi përsa i përket angazhimit të mësuesve dhe nxënësve”, tha ministrja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re