Një raport ndërkombëtar bën të ditur se Kosova është vendi më i rrezikuar në Ballkan për të hyrë në trazira.

Kosova renditet e 92-ta nga vendet e hulumtura, Shqipëria mban pozicionin e 52-të, ndërsa Serbia atë të 54-t.

Nga vendet e Ballkanit, më mirë renditen Sllovenia (e 11-a) dhe Kroacia (e 27-a). Mali i Zi listohet i 58-i, Maqedonia e 87-a dhe Bosnje-Hercegovina është në vendin e 89.

Nisur nga ky sondazh, Kosova dhe Bosnja janë vendet me nivelin më të dobët të paqes së stabilizuar në rajon, gjë që nuk befason shumë – thotë “Deutsche Welle”, – nëse merren parasysh tendosjet nacionale dhe territoriale në këto dy shtete.

Steve Killelea, themelues dhe kryetar i këtij Instituti tha se “përkeqësimi i gjendjes në këto 10 vite ka të bëjë me shtimin e numrit të luftërave, në radhë të parë në Lindjen e Mesme. Vendin e fundit në listë e zë Siria, ndërsa pak më lart janë Afganistani, Somalia, Jemeni dhe Libia. Nivelin më të lartë të paqes e kanë Islanda, Zelanda e Re, Danimarka, Kanadaja e Çekia”./tesheshi,com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re