Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kundërshtarit politik, për të cilin shprehet se ka tjetërsuar vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet lokale.

 

Këto akuza vijnë gjatë pasyqrimit të raportit të përgatitur nga “Rithemelimi” për zgjedhjet e 14 majit.

 

Ish kryedemokrati e akuzon kryesocialistin Rama se përdor pushtetin për t’i shpëtuar ndëshkimit nga aferat korruptive në të cilat është përfshirë.

 

“Soros e shpall atë vëlla dhe yll të stabilitetit vetëm e vetëm që mund të lehtësojë pozicionin e tij para drejtësisë së SHBA dhe në Shqipëri në kohën e duhur, përpjekjet do të dështojnë, Është në hetim kriminal për krimet që ka kryer, krimi më i madh i jetës së tij është shkatërrimi i procesit zgjedhor.

 

Sot ai është më i rrezikshëm se kurrë, përdor postin e kryeministrit për ti fryrë konfliktit në rajon. Vendosi sanksionet ndaj Kosovës dhe e bëri për lëkurën e tij, korriku është përvëlues për të, por në shumë tetori, procesi i McGonigal”, tha ai.

 

Ish kryeministri deklaroi gjithashtu se gjetjet e këtij raporti do të publikohen edhe në Amazon, me qëllim që vjedhja e zgjedhjeve të njihet ndërkombëtarisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re