Vendi më larg integrimeve europiane në rajon është Mali i Zi. Ky fakt ka dalë në pah nga një raport i raportuesit në PETonino Picula, i cili prezantoi një projekt-raport mbi Malin e Zi në Bruksel.

Në raport, i cili përfshin përparimin e Malit të Zi në rrugën e integrimit evropian për periudhën 2019-2020, Picula shprehet se vendi është “më i largti” në rajon në rrugën e integrimit evropian, dhe gjithashtu theksoi pengesat që Podgorica ka në rruga drejt anëtarësimit.

Raporti vë në dukje përparimin e kufizuar në reformën gjyqësore në Malin e Zi dhe shqetësimet në lidhje me përparimin e kufizuar në luftën kundër korrupsionit.

“Ne gjithashtu shqetësohemi për gjendjen e lirisë së shprehjes dhe lirinë e medias, një fushë në të cilën pesë raporte radhazi të Komisionit Evropian kanë vërejtur se ‘nuk ka përparim’”, tha Picula në raport.

Mali i Zi vlerësohet për qasjen e tij konstruktive në bashkëpunimin rajonal, si dhe për koherencën e plotë të politikës së tij të jashtme dhe të sigurisë me politikën e BE.

Raporti i Tonin Picula gjithashtu thekson mbështetjen e 76.6 përqind, që rruga e BE-së e Malit të Zi ka midis qytetarëve malazezë, përmes së cilës autoritetet në Podgoricë, por edhe BE, thirren të punojnë në përmbushjen e pritshmërive të qarta të njerëzve në Mal të Zi.

Partitë politike që konsiderohen pro-serbe dhe pro-ruse hoqën Partinë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi nga pushteti vitin e kaluar, por njoftuan se nuk do të hiqnin dorë nga rruga evropiane e Malit të Zi.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re