“Ne po fillojmë të përhapim terror”: Persekutimi i muslimanëve në Francë i sponsorizuar nga shteti francez’ është i pari raport i llojit të tij në anglisht dhe frëngjisht, i cili mbulon në detaje shtypjen e paprecedentë ndaj Islamit dhe muslimanëve në Francë nën qeverinë e Emmanuel Macron-it.

Raporti tërheq vëmendjen te politika e ‘Pengimit Sistematik’ – kryesisht e panjohur jashtë vendit dhe e kuptuar mezi brenda saj – në katër vjetorin e prezantimit. Kjo politikë formon bazën e asaj që autorët e raportit e identifikojmë si Persekutim të Myslimanëve në Francë, në përputhje me përkufizimin e së drejtës ndërkombëtare të termit.

Pikat kryesore të ngritura nga raporti janë:

Ky është një raport, i parë i llojit të tij në anglisht dhe frëngjisht, i cili mbulon në detaje shtypjen e paprecedentë të Islamit dhe muslimanëve në Francë, dhe që i përshtatet përshkrimit të Persekutimit sipas ligjit ndërkombëtar.

Raporti përshkruan metodat e këtij persekutimi në shoqërinë franceze, duke përfshirë sanksionimin dhe shpërbërjen e detyruar të organizatave me dekret, si dhe përmes policimit të ashpër dhe kriminalizimit të Islamit në sferat sociale, fetare dhe politike.

Në katër vjetorin e prezantimit të tij, raporti është analiza e parë e detajuar e kompetencave gjithëpërfshirëse ekzekutive të ‘Pengimit Sistematik’ që mundësojnë këtë persekutim. Është një formë e presionit maksimal të policisë, ku pothuajse ekskluzivisht institucionet muslimane monitorohen sistematikisht, vëzhgohen, hetohen dhe sanksionohen për shkelje të vogla.

Modeli i sjelljes së shfaqur nga shteti francez ndaj muslimanëve në vend është programuar për të ngacmuar dhe poshtëruar muslimanët, duke rezultuar në privimin e qëllimshëm dhe të rëndë të lirisë së fesë, të mendimit, të shoqërimit dhe të drejtës së pronës sy tyre.

Qindra institucione, përfshirë xhamitë dhe shkollat ​​muslimane janë mbyllur, dhjetëra mijëra janë hetuar dhe në atë që mund të konsiderohet vetëm si zhvatje e sponsorizuar nga shteti – janë sekuestruar miliona euro.

Si është institucionalizuar kjo islamofobi shtetërore përmes një infrastrukture të zbatimit dhe mbikëqyrjes masive, me qeliza departamentesh të shpërndara nëpër njësitë gjeografike në Francë për të zbatuar këto politika.

Raporti përmban një afat kohor të zhvillimit ligjor dhe politik të pushteteve shtetërore që synojnë komunitetin musliman nën qeverinë e Macron-it.

Rekomandimet kryesore të raportit:

Të hiqet dorë nga politika e “Pengimit Sistematik”, të mbyllen institucionet e krijuara për të mbështetur diskriminimin dhe të anulohen vendimet që rrjedhin prej saj, përfshirë këtu edhe shpërbërjen e organizatave.

Të kundërshtohet me forcë çdo përpjekje e Francës për të eksportuar politikat e saj islamofobike gjatë mandatit të saj si Presidencë e BE-së deri në qershor 2022.

Bëhet thirrje për shfuqizimin e politikave islamofobike si ‘Ligji Anti-Separatizmit’, Karta e Imamëve, si dhe Ligji i vitit 2004 mbi shenjat fetare në shkolla dhe ndalimin i Niqabit i vitit 2010.

Të krijohet një organ i pavarur që do të hetojë pasojat e masave të pengimit sistematik dhe të sigurojë dëmshpërblime për dëmet dhe humbjet e shkaktuara nga institucionet/individët si rezultat i këtyre masave.

Raporti kërkon gjithashtu që shtetet anëtare të BE-së të dënojnë persekutimin e muslimanëve nga Franca dhe politikat e saj drakoniane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re