Të paktën 27 milion njerëz në shtatë vende afrikane përballen me mungesë ushqimi, sipas një raporti nga Autoriteti Ndërqeveritar i Zhvillimit të Bllokut Afrikan (IGAD) dhe Rrjeti i Informacionit për Sigurinë e Ushqimit (FSIN).

Sipas raportit, ky numër përbën 24 përqind të njerëzve në botë që nuk janë të sigurt se do të kenë ushqim.

Raporti i kushtoi vëmendje të veçantë miliona njerëzve në Xhibuti, Etiopi, Kenia, Somali, Sudan, Sudanin e Jugut dhe Uganda që janë të ekspozuar ndaj pasigurisë së lartë të ushqimit.

Sipas raportit, ndryshimi i klimës, konflikti dhe paqëndrueshmëria ekonomike kanë qenë nxitësit e mungesës së ushqimit në Afrikën Lindore.

Vendet më të prekura nga viti 2018 në drejtim të mungesës së ushqimit u raportuan gjithashtu të ishin: Etiopia (8.1 milion njerëz), Sudani (6.2 milion) dhe Sudani i Jugut (6.1 milion).

“Në Sudanin e Jugut, 59 përqind e popullsisë kërkuan kujdes urgjent për të mbrojtur jetesën, për të zvogëluar mungesat e ushqimit dhe kequshqyerjen. Në Somali, 22 përqind e popullsisë ishte e pasigurt në ushqim”, thotë Mahboub Maalim, sekretari ekzekutiv i IGAD.

Prandaj ai u bëri thirrje të gjithëve që “të bëjnë përpjekje shtesë në rezistencë, përshtatje ndaj ndryshimit të klimës, parandalimit të konflikteve dhe paqeruajtjes në mënyrë që të kapërcejnë dobësitë dhe të adresojnë shkaqet kryesore të urisë dhe kequshqyerjes”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re