Rreth 6,3 milionë fëmijë nën moshën 15 vjeç vdiqën në vitin 2017, ose një në çdo pesë sekonda, kryesisht nga shkaqe të parandalueshme, sipas vlerësimeve të reja të vdekshmërisë të lëshuara nga UNICEF, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Divizioni i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë dhe Banka Botwrore.

“Shumica dërrmuese e këtyre vdekjeve – 5.4 milion – ndodhin në pesë vitet e para të jetës, me të sapolindurit që përbëjnë rreth gjysmën e vdekjeve”, thuhet në deklaratë.

“Pa veprime urgjente, 56 milionë fëmijë nën 5 vjeç do të vdesin nga tani deri në vitin 2030 – gjysma e tyre të sapolindur”, tha në njw deklaratë drejtori i UNICEF për të Dhënat, Kërkimin dhe Politikën, Laurence Chandy.

“Ne kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm për të shpëtuar fëmijët që nga viti 1990, por miliona janë ende duke vdekur për shkak rrethanave tw vwshtira tw jetws. Nga zgjidhje të thjeshta si ilaçet, uji i pastër, energjia elektrike dhe vaksinat mund ta ndryshojmë atë realitet për çdo fëmijë”, shtoi Chandy.

Sipas deklaratës, 50 përqind e të gjitha vdekjeve nën moshën 5vjeçare kanë ndodhur në Afrikën Sub-Sahariane vitin e kaluar dhe 30 përqind në Azinë Jugore.

 “Në Afrikën subsahariane, 1 në 13 fëmijë vdiqën para ditëlindjes së tyre të pestë”, tha deklarata.

“Shumica e fëmijëve nën moshën 5-vjeçare vdesin për shkaqe të parandalueshme ose të shërueshme si komplikime gjatë lindjes, pneumonisë, diarresë, sepsës neonatale dhe malaries”, shtoi ai.

Megjithatë, në botë, më pak fëmijë po vdesin çdo vit, thuhet në deklaratë. Ai vuri në dukje se numri i fëmijëve që vdesin nën 5 vjecc në nivel global, ra në mënyrë dramatike nga 12.6 milion në vitin 1990 në 5.4 milion në vitin 2017, ndërsa numri i vdekjeve në fëmijët nga 5 deri në 14 vjeç ra nga 1.7 milion në nën 1 milion në të njëjtën periudhë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re