Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) Ahmet Uzumcu thotë se mekanizmi i formuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe OPCW pas një javësh do të dërgojë në Këshillin e Sigurisë së OKB-së raportin për sulmet kimike në rajonin Han Shejhun të Sirisë.
Drejtori i OPCW-së, Uzumcu në deklaratën për gazetarin e Anadolu Agency (AA) rikujtoi se regjimi i Bashar Asadit në emër të qeverisë së Sirisë në vitin 2013 kur ishte bërë palë e Konventës për Ndalimin e Armëve Kimike (CWC) kishte njoftuar OPCW-në për stoqet e armëve kimike. Këto armë në sasi prej rreth 1 mijë e 300 ton,Uzumcu tregon se janë shkatërruar nën kontrollin e OPCW-së.
“Kemi filluar hulumtimet për të gjetur se ka apo jo substanca tjera kimike të cilat duhet të paraqiten dhe nuk janë paraqitur. Ky proces është ende duke vazhduar”, thotë ai.
Sulmi i kryer më 21 gusht të vitit 2013 ka shkaktuar vdekjen e mijëra personave.
Sulmi me armë kimike më 21 gusht të vitit 2013 nga regjimit i Asadit në rajonin e Gutës Lindore të qytetit të Damaskut shkaktoi vdekjen e më shumë se 1 mijë e 400 civilëve si dhe plagosjen e më shumë se 10 mijë civilëve, shumica e të cilëve ishin gra dhe fëmijë.
Lidhur me sulmin në fjalë, Uzmucli rikujtoi se gjatë asaj kohe Siria nuk ishte palë e CWC-së dhe se për këtë arsye ishte aktivizuar një mekanizëm i formuar në bazë të protokollit të vitit 1925 në Gjenevë, i cili quhej Mekanizmi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Uzumcu njoftoi se sipas hulumtimeve të bëra në vend të ngjarjes të ekipit të përbërë nga 12 persona, 9 prej të cilëve ishin ekspertë të OPCW-së, është gjetur se është përdorur gazi sarin.
“Por, as ata nuk arritën në një përfundim se kush e ka përdorur këtë gaz. Kjo qëndron përpara bashkësisë ndërkombëtare si një çështje e cila duhet të ndriçohet. Shpresoj që kjo realizohet në të ardhmen dhe që përgjegjësit e sulmit të dënohen përpara drejtësisë”, thotë Ahmet Uzumcu.
Masakra në Han Shejhun
Duke folur për masakrën e 4 prillit në Han Shejhun ku humbën jetën të paktën 100 civilë, Uzumcu tha se Misioni i Gjetjes së Fakteve (FFM) ka zbuluar përdorimin e gazit sarin. Ai shtoi se Misioni i Përbashkët i Hetimeve të formuar nga OKB-ja dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), JIM, është duke e hetuar çështjen se nga kush është përdorur ky gaz.
“Ky mekanizëm (JIM) do ta prezantojë raportin në KS-OKB në fund të muajit tetor. Edhe neve do të na dërgojë një kopje të këtij raporti. Pas kësaj ndoshta do të merren hapat e mëtutjeshëm për këtë çështje. Nëse arrihet në një përfundim se nga kush është përdorur ky gaz, atëherë duhet të merren hapat e nevojshme”, thotë Üzümcü.
Lidhur me akuzat e Rusisë dhe regjimit të Asadit se OPCW nuk ka bërë vizita ekzaminuese në Han Shejhun, Uzumcu thotë se kjo nuk do të ndikojë në validitetin e të gjeturave të FFM-së, duke nënvizuar se të gjeturat janë plotësisht shkencore dhe se edhe në laborator është gjetur përdorimi i gazit sarin.
Sipas tij, disa të gjetura të dërguara nga regjimi i Asadit kanë konfirmuar të gjeturat e OPCW-së. Uzumcu thotë se për këtë arsye nuk e kanë parë të nevojshme që të marrin një rrezik të tillë për të dërguar ekip të misionit në Han Shejhun.
Ai rikujtoi se për shkak të sigurisë FFM nuk është vendosur drejtpërdrejt në Siri dhe se kontaktet janë bërë nëpërmjet shteteve fqinje. Ai këtu theksoi se edhe Turqia ka ofruar lehtësitë e nevojshme.
Pritet që raporti të prezentohet brenda një apo dy jave
“Ne mësuam se më 30 mars është kryer një sulm me gaz sarin në qytetin Al-Latamina (Latamne), 25 kilometra larg rajonit Han Shejhun. Dhe FFM ende po e shqyrton këtë”, thotë Uzumcu, duke shtuar se të dhënat e para e konfirmojnë këtë pretendim dhe se raportet për këtë çështje do të prezantohen brenda një apo dy jave.
Üzümcü po ashtu njofton se ekzistojnë pretendime se vitin e kaluar në Siri më shumë se 60 herë është përdorur gazi klorin dhe se Misioni për Gjetjen e Fakteve do të prezantojë një raport me sa më shumë të dhëna duke i shqyrtuar këto pretendime.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re