Bashkia Shkodër ka publikuar të dhënat që vijnë nga monitorimi në terren i situatës së krijuar nga përmbytjet në Shkodër.

Sipas asaj që thuhet në njoftim, deri në orën 08.30 të mëngjesit:

-Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.46m.(Kuota max 6.30 m)

-Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.67 m.(Kuota max 8.70 m)

-Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.07m. (Kuota max 7.50 m)

Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1903 hektarë. Prej këtij totali, ndarja është:

Tokë e pakultivuar                  536 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe      1185 Ha
Grurë                                       95 Ha
Bimë dekorative                      80  Ha
Pemtore                                       7 Ha

Po ashtu, njoftohet se në njësinë Ana e Malit, vijon që të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjete të ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm  me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.

Ujësjellësi Oblika 1 vijon që të jetë jashtë funksionit si pasojë e përmbytjeve.

INFORMACIONI I PLOTË

Nj.A Dajç

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 800 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar,Darragjat), nga të cilat :
• Tokë e pakultivuar 275 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 390Ha
• Bimë dekorative 80 Ha
• Grurë 55 Ha

2. UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
3. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Nj. A. Guri Zi

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 3 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
• Tokë e pakultivuar 3 Ha
• Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 60 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri,Luarz.
• Tokë e pakultivuar 15 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhë 45 Ha
2. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A.Bërdicë

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
• Tokë e pakultivuar 30 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha

2. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes
• Tokë e pakultivuar 3 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
• Pemtore 2 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.
Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

Ditën e sotme do të fillojë mbështetja me pako ushqimore dhe ushqim për gjënë e gjallë.Për këtë kërkohet mbështetje për të siguruar ushqimin për një periudhë një mujore për gjënë e gjallë dhe për familjet në zonat e përmbytura.