Ndikimi i Kinës në Gjermani ka pësuar një trend rritës. Kështu thekson raporti i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, i cili ngriti shqetësimin mbi influencën e Kinës në vend.

 

Siç raportohet nga revista Der Spiegel, në raportin e Agjencisë për Mbrojtjen e Kushtetutës thuhet se politikanët gjermanë duhet të jenë të përgatitur të përballen me përpjekjet për të ushtruar ndikim dhe spiunazh nga Kina.

Qeveria kineze është përpjekur të rrisë ndikimin e saj jashtë vendit gjatë viteve të fundit dhe IDCPC luan një rol kryesor në përpjekjet për të zgjeruar rrjetin e saj global të kontakteve, shkruhet në artikull.

 

“Qëllimi është afrimi i politikanëve dhe partive dhe ushtrimi i ndikimit në interes të qeverisë kineze”, por edhe mbledhja e informacionit për aftësitë ekonomike dhe ushtarake të vendeve të tjera, vlerësojnë shërbimet e inteligjencës gjermane. 

 

Raporti i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës thekson gjithashtu se IDCPC tashmë i konsideron shumë politikanë gjermanë si bashkëbisedues të besueshëm dhe për këtë arsye rekomandon kujdes dhe përmbajtje të veçantë në komunikimin me zyrtarët kinezë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re