
Sipas raportit për vitin 2016, më shumë se gjysma e aplikuesëve për azil në Europë janë ende në pritje të marrjes së përgjigjes.
1.1milionë persona kanë kërkuar azil në Europë në vitet 2015-2016 dhe deri në fund të këtij dyvjeçari ata ende nuk kanë marrë përgjigje për statusin e azilkërkuesit nëse ata do të lejohen të qendrojnë në vendet e BE-së.
Raporti është publikuar nga Qendrës Kërkimore Amerikane Pew Research Center. Ky raport është bazuar në të dhënat qeveritare si dhe EUROSTAT. Në pritje kanë mbetur 52% e 2.2 milionë njerëzve të cilët kanë aplikuar për azil përgjatë vales më më madhe të refugjatëve në Bashkimin Europian, Norvegji dhe Zvicër. Kërkesa për azil u është miratuar 40% të aplikantëve, 3% janë kthyer dhe 52% janë në pritje
Pjesa dërrmuese e azilkërkuesve ka hyrë në Bashkimin Europian nëpërmjet Greqisë dhe Italisë. Gjermania priti thuajse gjysmën e azilkërkuesve rreth 45%.
Sipas statistikave 89% e aplikantëve shqiptarë në vitet 20015-2016 kanë qenë në pritj të njohjes së statusit në fund të vitit 2016. Pasuar nga Kosova dhe Afganistani me 77%, më pas Irani e Serbia.
Vendi i Bashkimit Europian i cili mban më gjatë në pritje azilkërkuesit për marrjen e statusit është Hungaria me 94%, e pasuar nga Greqia me 90%.
Megjithëse Gjermania ka pritur rreth gjysmen e numrit total duket se ka qenë vend shumë efficient krahasuar me shumë vende të tjera të BE-së.
Vetëm 3% e aplikantëve janë kthyer në vendet e origjinës, pjesa dërrmuese e tyre janë kthyer nga Gjermania.