Berati është qarku me përqindjen më të ulët të kriminalitetit, ndërsa qarku Gjirokastër me nuvelin më të lartë.

 

Këtë shprehin statistikat për vitin 2022 nga Prokuroria e Përgjithshme, të pasqyruara në raportin vjetor.

 

“Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër. Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë e ka qarku Shkodër me 10,64 %, ndërsa qarku Berat ka koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtare, që rrezulton me ulje 25,09 % krahasuar me vitin 2021”, thuhet në raport.

 

Gjithashtu gjatë vitit 2022 janë përfunduar mbi 25 mijë çështje me rritje krahasuar me një vit më parë.

 

“Gjatë vitit 2022 janë përfunduar 25853 çështje që përbën rritje prej 0,64 % të çështjeve  të përfunduara krahasuar me vitin 2021, prej të cilave: 42,49 % janë dërguar për gjykim, 25,30 % janë pushuar, 30,03 % janë pezulluar dhe 2,18 % janë transferuar në prokuroritë kompetente”, theksohet në raport.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re