“Foltorja” e Sali Berishës vijon të prodhojë një sërë lajmesh epike.

Një prej tyre ishte edhe raportimi se presidenti i klubit “Partizani” Gaz Demi ka firmosur pro mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datën 11 dhjetor.

Ne u interesuam pranë stafit të ngushtë të presidentit, të cilët ironizuan informacionet e përcjella nga zyrtarë të Partisë Demokratike.

Lufta e brendshme mes dy kampeve duket se përpos anës dramatike, pasqyron edhe anën komike të saj.

Mesa duket, pas Gaz Demit si firmëtarë duhet të kenë qenë sigurisht edhe emrat e Zinedin Zidan apo Cristiano Ronaldos.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re