Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja ka komentuar lajmin për grabitjen e vilës së tij në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Në një prononcim për Report TV, Kraja ka mohuar gjithçka duke u shprehur se e gjitha është një lajm i rremë për ta goditur SPAK-un dhe integritetin e tij, duke e konsideruar raportimin si një lajm të rremë.

“Lajm i sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit. Nuk më është vjedhur banesa, as këto ditë dhe as më parë. Garantoj publikun se SPAK nuk intimidohet nga ‘Fake news’,”-shkruan ai.

Lajmi u raportua mbrëmjen e djeshme fillimisht nga Albanian Post.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re