Raportuesi Special i OKB-së për të Drejtat e Njeriut për Palestinën, Michael Lynk ka dënuar veprimin e Izraelit për shembjen e shtëpive të familjeve palestineze beduine që jetojnë në rajonin Himsa al-Bakia në verilindje të Bregut Perëndimor nën okupim dhe bëri thirrje që të kërkohet llogari nga Izraeli.
Në një deklaratë me shkrim lidhur me situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze nën pushtim, Lynk tha se “Izraelit si një fuqi pushtuese i ndalohet rreptësisht që të shkatërrojë pronën palestineze gjatë operacioneve aktive të tij të armatosura, për sa kohë që nuk kërkohet nga nevoja ushtarake”.
“Shembjet e Izraelit janë të paligjshme dhe mizore”, tha Lynk i cili i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përdorë parimin e llogaridhënies. “Sepse pa të nuk do të jetë e mundur që të eliminohet viktimizimi i palestinezëve, përveçse pushtimit të paligjshëm në rritje të Izraelit do t’i ngarkohet vetëm një kosto”, shtoi Lynk.
Më tej raportuesi i OKB-së theksoi se komuniteti në Himsa al-Bakia është bërë i pambrojtur për shkak se Izraeli ka kufizuar burimet nëntokësore dhe ka konfiskuar territoret e tyre dhe se politikat që Izraeli zbaton nuk janë asgjë tjetër përveçse forcim i mëtejshëm i aneksimit “de facto” të Bregut Perëndimor.
Forcat izraelite më 7 korrik shembën 27 ndërtesa banimi që u përkisnin familjeve palestineze beduine që jetonin në rajonin Himsa al-Bakia, 38 çati dhe rezervuarë uji për kafshët si dhe konfiskuan disa prona që i përkisnin komunitetit.
Për shkak të shembjeve u zhvendosën 11 familje të përbërë nga 70 persona, përfshirë 35 fëmijë.
Forcat izraelite shembin shtëpitë e palestinezëve që jetojnë në Himsa al-Bakia duke u bërë presion banorëve që jetojnë në fshatrat palestineze beduine në rajon, që të largohen nga vendet e tyre me arsyetimin se është “zonë e trajnimit ushtarak”.
