Është prezantuar sot progres-raporti i Komisionit Evropian për zgjerimin, ku komisioneri Varhelyi tha se shtyrja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë krijuar impakt negative.

Në të njëjtën linjë ishte edhe raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos, e cila theksoi rëndësinë e caktimit të një datë për Konferencën Ndërqeveritare, duke u shprehur se thuhet gjithmonë thuhet “muajin tjetër”, por ai nuk vjen kurrë.

“Kam një opinion të qartë. Është bërë e qartë që Bashkimi Evropian duhet ta mbajë fjalën sa i përket negociatave. Duhet të kalojmë në hapa të mëtejshëm. Ata (Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut) kanë punuar por nuk po jepet rezultati.

Do të doja të dëgjoja prej jush angazhimin për një datë për Konferencën e Parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithmonë është thënë “muajin tjetër”, “muajin tjetër”, por ai nuk vjen kurrë! Njerëzit kërkojnë rezultate dhe duhet ti japim këto rezultate”, tha Santos.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re