“Rashë, ju lutem vrap. O Zot po vdes”, janë britmat që dëgjohen nga lumi në Gjirokastër teksa forcat zjarrfikëse nxjerrin 2 personat e plagosur. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se ndodhi një aksident i rëndë pranë urës së Andon Pocit, nga ku u rrëzua makina me të cilën po udhëtonte një çift bashkëshortësh.

Gazetarja e Fax News, Ervina Shehaj raporton se humbja e kontrollit të automjetit është bërë shkak për aksidentin. Nga pamjet vihet re se në atë zonë nuk ka asnjë ndricim të rrugës, gjë që mund të ketë ndikuar tek ngjarja e rëndë.

Policia me forcat zjarrfikëse dhe katër ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nxjerrë të plagosurit për ti dërguar me urgjencë në spitalin rajonal “Omer Nishani”. Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. (A.M/Faxweb.al)



/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re