Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me bankierët gjatë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin e 250 mln euro në sektorin e Bujqësisë, përmes sektorit bankar.

Rama, gjatë fjalës së tij, u shpreh se kjo isht një mundësi e artë për bankierët që të pretendojnë një biletë për në Parajsë.

“Kur të kaloni në botën tjetër duke i thënë Shën Pjetrit që ‘përveçse kemi bërë shumë para me të pjesën e pasur, kemi ndihmuar edhe fermerët’,”- tha kreu i qeverisë, duke qeshur.

Ndërsa iu drejtuar duke i thënë që në të kundërt e kanë vendin e sigurtë në ferr.

“Po ju them gjithë bankierëve që ky është një rast i artë për ju, që të mund të pretendoni një biletë për në Parajsë kur të kaloni në botën tjetër, duke i thënë Shën Pjetrit që: “përveçse kemi bërë shumë para me të pjesën e pasur, kemi ndihmuar edhe fermerët”.

Kjo mund t’ju lehtësojë pak paraqitjen tek Shën Pjetri se përndryshe e keni të sigurt vendin në ferr”, tha Rama.

EKSPORTET
Me heret gjate fjales se tij, Rama thekoi se arritja e objektivit kërkon një fuqi të shtuar të sektorit dhe të fermerëve.  Ai shtoi se kjo fuqi e shtuar do të vijë përmes investimeve dhe përmes rritjeve të volumit të sipërmarrjes në fshat.

“Ne kemi vendosur një objektiv ambicioz që në Shqipërinë 2030 eksportet bujqësore të arrijnë 1 miliard euro.

I kemi katërfishuar. Dhe arritja e objektivit kërkon një fuqi të shtuar të sektorit, të fermerëve dhe kjo fuqi e shtuar do të vijë përmes investimeve dhe përmes rritjeve të volumit të sipërmarrjes në fshat.

Është e domosdoshme edhe për Shqipërinë, anëtare të BE, sfida e konkurrencës dhe përshtatjes me rregulla e standarde edhe më të larta është sfidë e madhe”, tha Kryeministri.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko