Një djalë nga Peja është ndaluar nga policia nën dyshimet se ka përdorur dhunë fizike ndaj nënës e ka tentuar ta dhunojë seksualisht.

I riu në fjalë besohet se ka probleme të shëndetit mendor. Mbi rastin ka dhënë detaje zëdhënësi i policisë rajonale Driton Rugova.

“Sot policia është informuar se në rrugën “Adem Mala” në Pejë ka ndodh një rast i dhunës në familje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është raportuar nga familjarët se i dyshuari, sipas mjekëve me probleme të shëndetin mendor, ka pas dhunë familjare dhe sulm seksual. Pastaj dëshmitari -familjar, ka ndërhy, por i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është hapur rasti lëndim i lehtë trupor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, shpjegoi ai për median në Kosovë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re