Kampionati amerikan i futbollit do të nisë në datën 8 korrik me formulë krejt ndryshe nga ajo që ishte parashikuar në shkurt. Në fakt, të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Walt Disney World Resort, në Orlando (Florida).

Kohë më parë, MLS (Major Soccer League) komunikoi datat dhe modulin e rinisjes së kampionatit: do të luhet nga data 8 korrik deri në 11 gusht dhe – ashtu si ndodhi në NBA – të 54 ndeshjet e sezonit do të luhen në Walt Disney World Resort në Orlando, Florida.

Parku i zbavitjes, në fakt, ka edhe një kompleks të madh sportiv me fusha, ESPN Wide World of Sports Complex, ku 26 klubet e Major League Soçer do të përballen në një format të revizionuar, shkruan Telesport.

Më 8 korrik do të nisë faza me grupe, ku skuadrat do të jenë të ndara në 6 grupe duke llogaritur pikët e arritura në regular seasion. Më pas mes datës 25 dhe 28 do të jenë 1/8-tat dhe 30 korrik dhe 1 gusht çerekfinalet. Më 5-6 gusht gjysmëfinalet dhe më 11 gusht finalja. Plot 26 javë lojë dhe 54 ndeshje, nga të cilat 39 në fazën me grupe dhe 15 në turet e eliminimit direkt.

Por, gjithçka nis në malore pasi Inter Miami (klubi i Beckham) dhe Atlanta United kanë njoftuar nga një rast me Covid-19, pa zbuluar identitetin e futbollistëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re