Skip to content

“Rast unikal, asnjë politikan në botë nuk u ka bërë thirrje qytetarëve të mos votojnë”- Sefa për kandidatët e PS-së: S’kanë vizion, janë 61 Edi Rama në çdo bashki




Sekretati për Çështjet Ligjore të PD-së, Indrit Sefa, iu është referuar thirrjeve të kryeministrit Edi Rama ndaj qytetarëve për të mos marrë pjesë në votime, duke thënë se “ky është një rast unikal, në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur që një politikan të bëjë këto deklarata”.

Sefa deklaroi në studion e Panorama TV, se thirrjet e kreut të qeverisë janë antikushtetuese dhe cenojnë organizimin e zgjedhjeve.

Sa i përket vendosjes së posterave të PS-së në të gjitha bashkitë me imazhin e kryeministrit dhe jo të kandidatëve për kryetar, Sefa tha se “ata s’kanë asnjë vizion, janë 61 Edi Rama në çdo bashki”.

Kryeministri nuk ka më asnjë alternativë dhe del me skupe të tilla. S’ka ekzistuar në asnjë vend të botës të dalë një politikan e ti bëjë thirrje qytetarëve të mos votojnë. Rast unikal. Këto janë deklarata politike. Kushtetuta thotë që të gjithë njerëzit duhet të dalin të votojnë.

Kërkon që të mos ketë pjesëmarrje. Metodat e tij për të nxjerrë njerëzit për të votuar i dimë, ai nuk i drejtohet socialistëve, por të tjerëve. Është me dëmshmja që bën Kryeministri, kjo sepse nuk ka rezultat të matshëm për qytetarët, nuk u ofron asgjë qytetarëve shqiptarë.

Janë thirrje antikushtetuese dhe cenojnë organizimin e zgjedhjeve.

Kryeministri s’ka nxjerrë kandidatët e tij, nuk kanë vizion, janë 61 Edi Rama në çdo bashki. Nuk kanë as ide, as kandidatë. Nuk dalin të flasin se çdo bëjnë me qytetin.

Debati po mbahen në nivel politik dhe i vjen më për shtat kryeministrit. Duke fshehur kandidatin dhe rezultatin e tij vendos posterat e tij, bën fushata të përgjithshme dhe bëhet me kundër sulme personale. Nuk u dalin qytetarëve përballë për tu dhënë llogari se çfarë kanë bërë.

Kryeministri thotë “votoni të keqen me të vogël”, nuk merret me ide. PD është në konflikt permanent brenda vetes së saj, ai po përfiton nga kjo situatë.

Ai nuk e përmend PD sepse nuk ka ku të kapet. Kemi bërë distancë me të gjitha fenomenet negative që ka pasur PD, e bën kryeministrin të mos ketë argument të merret me PD.

Rama thotë mos votoni ata që kanë kundër Amerikën. Qëndrimi i PD do jetë konsenguent për non gratat.

Nuk ka argumenta në lidhje me fushatën që po bën. Ai e llogarit shumë mirë PD. Ai e ka shumë frikë PD, por ne duhetg të jemi të bindur në atë që i ofrojmë shqiptarëve duke pranuar gabimet dhe duke u larguar nga e shkuara.

“”