Skip to content

Rastësi? Burri merr plagë pas rrëzimit brutal, një mjek kalon rastësisht aty… i shpëton jetën

1637266796 Screenshot 12 2

Todi shpesh herë dilte me biçikletën e tij për të udhëtuar nëpër shtegjet e pyllit, por kësaj here ai nuk e dinte se do të rrezikonte jetën.

Ai punon si një oficer policie dhe kishte dalë për të qetësuar mendjen duke bërë xhiro në brendi të pyllit, derisa një moment rrëzohet.

Screenshot 13 2
Todi

Burri u rrëzua në një pjesë të shtegut ku zona ishte e thepisur. Rënia ishte e dhunshme.

“Nisa të shoh disa pika të bardha, thashë me vete, në rregull, kjo nuk është normale… më kujtohet që rashë me fytyrë”- kujton oficeri.

Rastësisht, pak momente pas tij, aty vjen një mjek. Xhes Koenen ndodhej aty njëlloj si Todi, për një xhiro me biçikletë dhe për të qetësuar mendjen pas një dite të lodhshme pune.

Screenshot 15 4

Mjeku shikon që burri nuk po merrte frymë dhe vendos të kryejë një procedurë të rrezikshme, një trakeotomi të improvizuar (një çarje kirurgjikale në pjesën e fytit për të lejuar frymëmarrjen).

Fatmirësisht ndërhyrja funksionoi. Todi u shtrua në spital dhe tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Screenshot 18 2
Screenshot 19 2

Media e huaj, e cila raportoi lajmin, bëri të mundur dhe takimin mes të dyve.

Todi u përlot dhe i tha doktorit këto fjalë:

“Dua t’ju them se ju jam pafundësisht mirënjohës për atë që ju bëtë. Do doja t’ju jepja përqafimin më të madh”

Ndiqeni videon