Skip to content

Rastësia e frikshme, tërmeti shkund Shqipërinë në të njëjtën ditë dhe të njëjtën orë si para dy vitesh

1614883689 termet

Pak minuta më parë janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti në Tiranë.

Sipas EMSC-së, magnituda e tërmetit ishte 3.9 e shkallës Rihter ndërsa lëkundjet janë ndier në të gjithë Shqipërinë e mesme: Krujë, Durrës, Elbasan, Laç dhe zona të tjera përreth.

Epiqendra e tërmetit ishte 22 kilometra në verilindje të kryeqytetit. Deri tani nuk ka asnjë informacion për dëme të shkaktuara si pasojë e këtyre lëkundjeve.

Rastësia e frikshme: Vlen të theksojmë se para dy vitesh më (21 shtator 2019) në të njëjtën orë (16:05) ka ndodhur lëkundja e fortë që frikësoi Shqipërinë e Mesme me një magnitudë rreth 4.9 e shkallës Rihter.

Kjo goditje u pasua me pas me lëkundjen tragjike të 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona.

dbb552ed de0c 4564 a4b8 bf4954824240

Vijon…

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb