TIRANE- Mjaftoi denoncimi i bashkëjetueses së tij për dhunë që policia e Elbasanit të kuptonte se kishte rënë në gjurmët e supermashtruesit nga Kosova, Burim Pushkolli, 36-vjeç.

Ndonëse ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar në Kosovë për tre raste mashtrimi, Pushkolli kishte arritur të fshihej më së miri në Shqipëri.

Ai jetonte në qytetin e Elbasanit, por një denoncim i bashkëjetueses së tij S.P. për dhunë e nxori zbuluar, siç mëson “BalkanWeb”

Blutë e Elbasanit nisën verifikimet për të dhe kuptuan që i riu të njëjtin aktivitet të nisur në Kosovë e vazhdonte edhe në Elbasan. Ai iu premtone shtetasve të ndryshëm punë dhe në këmbim merrte shuma të konsiderueshme parashë.

Pas sinjalizimeve dhe provave të mbledhura, policia arriti ta ndalonte në Vorë.

NJOFTIMI I POLICISEArrestimi i tij u krye sepse ndaj tij ka bërë kallzim penal shtetasja S.P 39 vjeçe banuese Elbasan, se shtetasi Burim Pushkolli ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të vazhdusheme ndaj saj, pasi kjo bashkëjetonte me këtë shtetas.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi Burim Pushkolli nëpërmjet shpërdorimit të besimit i ka marë një sasi prej 100.000 mjë lek shtetasit F.M. 47 vjeç banues në Elbasan duke i premtuar se do e ndihmonte të regjistronte djalin në Akademin e Sigurisë në Tiranë.

Gjithashtu rezulton se shtetasi i mësiperm i ka marrë duke shpërdoruar besimin një sasi prej 50.000 mijë lekesh edhe shtetasit N.L.32 vjeç banues në Elbasan të cilit i ka premtuar se do e fuste në punë në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Nga verifikimet e bëra me Policinë e Kosovës, ka rezultuar se për këtë shtetas ka urdhër arresti për tre vepra penale për mashtrim.

Nga ana jonë është komunikuar me Zyren Interpol Tirana pr kryerjen e verifikimev të mëtejshme për këtë shtetas.

Matrialet hetimore që bëjë fjalë për veprën penale të “Dhunës në Familje” dhe “Mashtrimit” parashikuar nga neni 130/a dhe 143 i k. penal do ti kalojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.(m.a/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re