Ministri i brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas identifikimit të tre rasteve të rënda të dhunës në familje.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balla ka bërë thirrje Policisë së Shtetit të rrisë forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.

Ndër të tjera, Balla theksonin se nuk ka asnjë justifikim ndaj dhunës, as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online

“Policia e Shtetit 📍Tiranë dhe Shkodër kanë identifikuar tre raste të rënda dhune në familje, duke ndaluar menjëherë autorët. Do të vazhdoj t’i kërkoj Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”, shkuan ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re