Shefja e Departamentit të Infektivit në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino foli lidhur me koronavirusin dhe rastet e dyshuara në Shqipëri. Gjatë emisionit “Kapital”, Bino deklaroi se deri tani janë hetuar 55 persona, por askush nuk ka rezultuar pozitiv.

 

“Kur themi dyshuar, mendojmë që duhet të jetë i infektuar. Por këta janë persona nën hetim. Janë ata presona që kanë temperaturë, kanë kollë, kanë vështirësi në frymëmarrje dhe kanë një histori udhëtimi në vendet ku është përhapur koronavirusi. Përveç kësaj, në përkufizimin e rastit ne kemi zgjeruar gamën, në rastet që janë nën hetim kemi futur edhe ato që paraqesin sëmundje të rëndë respiratore, për të cilët nuk ka një shkak të përcaktuar. Nuk kemi të bëjmë me grip, atëherë ne e fusim për koronavirus. Janë persona nën hetim. 55 raste janë hetuar. Mjeku ka dyshimet e veta në lidhje me një rast, këto kanë qenë raste që kanë kërkuar ndihmë. Kanë qenë raste me temepraturë. Ne nuk kemi identifikuar asnjë rast pozitiv mes këtyre 55 personave që kanë qenë nën hetim.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re