Sipas studimit më të madh të këtij lloji, numri i njerëzve nën 50 vjeç në mbarë botën që janë diagnostikuar me kancer është rritur me gati 80% në tre dekada.

Rastet globale të kancerit me fillim të hershëm u rritën nga 1.82 milion në vitin 1990 në 3.26 milionë në vitin 2019, ndërsa vdekjet nga kanceri te të rriturit në të 40-at, 30-at ose më të rinj u rritën me 27%. Më shumë se një milion persona nën moshën 50-vjeçare po vdesin nga kanceri në vit, zbulon hulumtimi.

Ekspertët janë ende në fazat e hershme për të kuptuar arsyet e rritjes së rasteve. Autorët e studimit, të publikuar në BMJ Oncology, thonë se dieta e varfër, përdorimi i alkoolit dhe duhanit, pasiviteti fizik dhe obeziteti ka të ngjarë të jenë ndër faktorët e rrezikut.

Faktorët gjenetikë ka të ngjarë të kenë një rol, thanë studiuesit. Por dietat e pasura me mish të kuq dhe kripë dhe me pak fruta dhe qumësht, së bashku me përdorimin e alkoolit dhe duhanit, janë faktorët kryesorë të rrezikut, përfshirë edhe pasivitetin fizik, mbipeshën dhe faktorët që kontribuojnë te sheqeri i lartë në gjak.

Normat më të larta të kancerit me fillim të hershëm në vitin 2019 ishin në Amerikën e Veriut, Oqeaninë (rajon i përbërë nga mijëra ishuj në të gjithë Oqeanin Paqësor Qendror dhe Jugor) dhe Europën Perëndimore.

 

Burimi: anabelmagazine.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re