Në 24 orët e fundit në vendin tonë u konfirmuan 155 raste të reja me koronavirus. Prej këtyre, katër persona u konfirmuan në Vlorë.

Rastet e sotme janë kontakti. Mësohet po ashtu se bëhet fjalë për një pensionist në lagjen ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë.

Po ashtu, sipas ABC News, të prekur rezultojnë edhe një avokat në lagjen ‘24 Maji’ si dhe dy familjarë po në lagjen ‘1 Maji’ dhe ‘28 Nëntori’ në Vlorë.

Kujtojmë këtu se në total raste aktive në Vlorë janë 146 ndërsa totali i të infektuarve në të gjithë vendin është 7,967.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re