Skip to content

Rastet me Covid-19 mund të vijnë në rritje/ Analisti tregon si mund të zbusim “pritshmërinë e egër” që mund të sjellë dimri

Analisti Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme në emisonin “Aktualitet” në Fax Neës foli në lidhje me pandeminë e Covid-19.

Hoxha tha se ne në Shqipëri kemi pasur një karakteristikë të veçantë, pasi jemi mburrur me suksesin për fazën e parë, duke thënë se vendi ynë fitoi betejën me Covid-19, kur ajo ende nuk kishte nisur.

Me tej Hoxha rikujtoi se gjatë tre muajve verorë Evropa pothuajse i zeroi numrat e të infektuarve të rinj ditë pas dite dhe të vdekurve, ndërkohë që ne përkeqësohemi çuditërisht gjatë verës.

Hoxha tha se në dhjetor kur temperaturat mund të jenë më të ulëta, shoqëria do të detyrohet që të qendrojë në ambiente të mbyllura dhe në këtë mënyrë mund të përhapen më lehtë virusi.

Por sipas tij nëse mund të zbusim sadopak përhapjen e virusit është që shoqëria të adoptojë sjellje vetëmbrojtëse të zgjuara.

“Shoh njerëz sot të cilët e mbajnë maskën dhe nuk e heqin. Këto lloj sjelljesh mund ta zbusin atë pritshmërinë e egër që mund të sjellë dimri dhe të hyjmë në një ekuilibër më të arsyeshëm mes jetës dhe distancimit.“- tha Hoxha.

“Nuk po ndodh asgjë tjetër përveçse një ligësi e një vale të dytë që ka përfshirë të gjithë vendet e Europës dhe ka ardhur edhe në Shqipëri. Paska e vonuar në raport me shumë vende të Europës, pasi mesa duket dimri tek ne vjen me ngadalë. Njerzit mund të rrinë në rrugë, në ambient të jashtme të lokaleve nuk është se jemi detyruar të mbyllemi brenda nga të ftohtit dhe kjo shpjegon se ritmet e përhapjes së virusit janë më të dobëta sesa shfaqen në këto ditë në Angli, France apo Itali.

Bota e kaloi atë frikën e madhe ndaj një të panjohure totale që ishte në Shkurt Mars Prill, ky virus tashmë nuk është më i panjohur. Është analizuar mirë nga shkenca dhe mjekësia jemi në prag të vulosjes së disa vaksinave të cilat pritet që të përhapen me shpejtësi në përdorimin e tyre dhe në botë. Frika e shoqërive është tashmë më e pakët dhe kurajo e tyre për të bërë masa më të moderuara është goxha më e fortë.

Me këto shifra që kemi ne sot kujtoni se në Mars prill maj kanë qenë më të ulëta por masat në atë kohë ishin më të ashpra. Sot po tentohet që izolimet të jenë të pjesshme të kufizuara në hapësirë dhe në kohë që ti lehet mundësi ekonomisë që të veprojë. Ajo mbyllja totale mund të ishte një zgjedhje e përkohshme por rrezikonte ekonominë. Nuk jemi në kushtet e horrorit. Ne në Shqipëri kemi një gjë të veçantë jemi mburrur tej mase për suksesin në fazën e parë a thua se Shqipëria ishte e vetmja që fitoi betejën e çuditshme me virusin kur ajo nuk kishte nisur në pranvere. E gjithë Europa gjatë tre muajve veror pothuajse i zeroi numrat e të infektuarve të rinj ditë pas dite dhe të vdekurve ne përkeqësohemi çuditërisht gjatë verës.

Vjen vjeshta, vala e dytë shfaqet më shpejt në pjesën veriore te Evropës, dhe më vonë në pjesën mesdhetare. Por në Dhjetor do të jenë temperaturat më të ulëta dhe ne do të detyrohemi të qendrojmë në mjedise të mbyllura, që do të thotë në mjedise më të përshtatashme për përhapjen e virusit, përveçse shoqëria adopton sjellje vetëmbrojtëse të zgjuara. Shoh njerëz sot të cilët e mbajnë maskën dhe nuk e heqin. Këto lloj sjelljesh mund ta zbusin atë pritshmërinë e egër që mund të sjellë dimri dhe të hyjmë në një ekuilibër më të arsyeshëm mes jetës dhe distancimit.”– tha Hoxha. (M.Q/Faxweb.al)

/faxweb