Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dalë me një mesazh lidhur me rastet e shtuara me Covid, duke i bërë apel të gjithë besimtarëve që të kenë kujdes.

KMSH thotë se tri drejtues të fesë Islame janë infektuar me koronavirus.

“Situata e pandemisë, siç po shohim edhe nga shtimi i rasteve ditët e fundit, po bëhet serioze sërish!

Apeli ynë i vazhdueshëm për çdo besimtar e qytetar të vendit është kujdesi, plotësimi i sebepeve për t’u ruajtur për aq sa kemi ne në dorë.

Myftiu jonë i Kavajës, Besnik Leçini, fatmirësisht sapo ka kaluar me sukses këtë sprovë!

Gjithashtu, ndodhet në izolim, por në gjendje relativisht të mirë shendetësore Myftiu i Tiranës Lauren Luli!

Myftiu i Zonës së Shkodrës, Muhamed Sytari, është nisur drejt Turqisë për një mjekim më të specializuar.

I drejtohemi Zotit të Madhërishëm, me një nga emrat e tij të bukur, Shëruesi, të bëjë të mundur kalimin sa më të shpejtë të kësaj sëmundje për myftinjtë e prekur, imamët, dhe për çdo qytetar tjetër të prekur nga kjo sëmundje dhe sëmundje të tjera! O Zot jepu shërim të sëmurëve! Amin”, thuhet në mesazhin e KMSH

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re