Vëllai i Dan Hutrës, vrasësit gjakftohtë të tre gravë së fundi, një njeri me aktivitet kriminal e burg prej gati 20 vitesh, jo vetëm e ka bërë hasha, por dhe kërkon që ai mos dalë më që aty, me një thirrjë drejtësisë që mos joshet nga paraja në rastin e vëllait të tij vrasës.

Ai foli në media për atë çfarë ka përjetuar e po përjeton në lidhje me të vëllanë kriminel, duke qenë krejt e kundërta e tij.

“Kush më njeh mua e dinë të gjithë se unë që në 2007 nuk e quaj vëllanë tim, që në momentin e fundit që i kam thënë ose ndrysho rrugë ose për mua harromë. Dan Hutra kur ka bërë vrasjen e parë të vajzës së pafajshme, unë kam qarë tërë ditën dhe kanë ardhur njerëzit më ka thënë ‘çfarë ke?’, ‘më ka vdekur i kam thënë vëllai’, ‘por jo’ më thoshin e ‘ka kapur policia është në burg’, ‘për mua ka vdekur sot’”, tha ai, duke vijuar:

“Drejtësisë i bëj thirrje në rast se kanë kalamaj dhe e dinë çfarë do të thotë të humbësh një fëmijë, të gjykojnë me ligjin dhe jo me xhepin. Të gjykojnë siç e meriton krimineli, po na çojnë 40 vite mbrapa të kërkojmë Enver Hoxhën, ngrehu Enver dhe vari siç i varte edhe nuk kishte as gjakmarrje, as hakmarrje dhe nuk u shtonin vrasjet”.

E rëndë por vëllai për vëllanë, pikërisht se është një kriminel, kërkon ndëshkimin më të rëndë e jo thjesht mos dalë më nga burgu.

“Ai sot duhet të ishte i varrosur bashkë me ato që i ka vrarë pa faj. I bëj apel drejtësisë të mos merren me punë të kota, në radhë të parë të vendosin drejtësinë, krimineli ndëshkohet, jo vetëm dënohet, ndëshkohet, ndëshkim maksimal”. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re