I ftuar në emisionin “Tempora” në Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe rastin e Alvin Berishës, djalit 11-vjeçar që vazhdon të qëndrojë në kampin “Al Hol” në Siri.

Sipas tij, ai është i braktisur nga një grup gangsterësh në Tiranë.

“Ka qenë emigranti dixhital që solli lajmin. E kam ndjekur me shumë vëmendje. Ai është më i braktisur, nga papunësia e të atit, nga e ëma, i braktisur nga një grusht gangsterësh në Tiranë që nuk kanë fytyrë. Ka dinamikë thonë, ndërkohë që Kosova ka muaj që i ka marrë. Çdo shtet që i njeh vetes funksionet më minimale, e bën këtë veprim. Nga Shqipëria nuk e ka lëvizur këmbën njeri. Pse qënka e mundur për Kosovën e jo për Shqipërinë? Kur autoritetet e SHBA kanë bërë thirrje urdhëroni merrini, ata kanë mundur të mundësojnë këtë procedurë. Kosova dhe Shqipëria mund të ndërmerrnin në këtë rast, po të ishte e interesuar. Ky është një qëndrim çnjerëzor i një shteti gangëster që nuk ka ndjenjën më minimale njerëzore. Çfarëdo të ketë bërë i ati i djalit, ai është fëmijë i pafajshëm. Duhet të qëndrojmë të gjithë pas tij”, u shpreh Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re