Stanley Omondi nga Kenia u regjistrua si grua dhe u shfaq i veshur me nikab për të marrë pjesë në një turne shahu.

Millicent Awour, emri i rremë i lojtarit Stanley Omondi, dominoi turneun, deri në momentin kur organizatorët kuptuan se nën nikab fshihej një burrë.

Omondi u përpoq të justifikohej se i duheshin urgjentisht paratë dhe tha se do të pranonte të gjitha pasojat e lëvizjes së tij.

Organizatorët thanë se ishte e dyshimtë që “lojtari” i ri po sfifonte këdo radhazi, përfshirë edhe disa lojtarë që janë shumë të mirë në këtë sport. Ata vunë re gjithashtu se kjo “grua” kishte veshur atlete të cilat i cilësuan si “burrash”, prandaj Omondi u kap përfundimisht.

Bernard Wanjala, presidenti i Federatës së Shahut të Kenias, njoftoi një pezullim shumëvjeçar për Omondin, por se ai do të ketë mundësinë që në të ardhmen t’i rikthehet shahut, shkruan BBC.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re