Mbi 40 kongresistë amerikanë kërkuan vendoosjen e sanksioneve ndaj Arabisë Saudite, nga shkaku i gazetarit të zhdukur Jamal Khashoggi, raporton AA, .

Më saktësisht, Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) bëri thirrje për sanksione të ashpra dhe gjithëpërfshirëse kundër Riadit, nëse konfirmohet roli i shtetit në rastin Khashoggi.

Në letrën të cilën Dhoma e Përfaqësuesve e dërgoi në adresë të presidentit Donald Trump, kërkohet që çështja Khashoggi të hetohet në korniza të “Ligjit Magnitsky”, që imponon sanksione për shkelësit e të drejtave të njeriut në Rusi dhe në vende të tjera.

Kujtojmë, më herët, presidenti amerikan Donald Trump tha se beson se gazetari Jamal Khashoggi është i vdekur.

“Unë besoj se është i vdekur, vetëm nëse nuk ndodhë një mrekulli e madhe. Bëhet fjalë për informacione të inteligjencës”, tha Trump, i cili paralajmëroi pasoja “shumë serioze” nëse konfirmhet se Riadi zyrtar është përgjegjës për zhdukjen e Khashoggit dhe vrasjen e mundshme të tij.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” më 2 tetor u zhduk pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Khashoggi njihet si kritikues i politikave që udhëheq pushteti aktual i Arabisë Saudite, ndërsa ka mbështetur edhe gazetën Al Watan, që prezanton platformën kryesore e reformistëve saudit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re