Një shtetas shqiptar i cili u fut në vend nga Greqia rezultoi i infektuar me koronavirus.

Rasti i parë me COVID-19 u zbulua në Përmet, në qarkun e Gjirokastrës.

Një 50 vjeçar kishte hyrë në territorin tonë nga Kakavija. Ai u karantinua në një hotel për 5 ditë, ndërkohë që nga testet e bëra rezultoi i infektuar.

Sipas informacioneve të marra, i infektuari është nga Fieri dhe erdhi nga Lamia dhe sëmundja ndodhet në fazën e parë, nga tri faza.

Autoritetet ndërkohë kanë nisur mbikqyrrjen në qytet, ndërsa po gjurmojnë kontakte të tjera të të infektuarit.

Në total, numri i emgrantëve në karantinë në qarkun e Gjirokastrës është 110.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re