Shënohet rasti i parë me koronavirus në Bashkinë e Poliçanit. 79-vjeçari A.L. pas analizave të bëra  rezulton pozitiv.

 

Menjëherë janë vënë në lëvizje gjith stafi mjeksor në ambulancën Poliçan dhe sipas burimeve te ketij institucioni i gjith stafi do të kryejne analizat pasi kanë patur kontakt me 79-vjeçarin.

 

Dyshohet që 79-vjeçari  e ka marrë këtë virus nga fëmijët e tij që kanë ardhur nga emigrimi në Greqi dhe Itali. Kryetari i bashkisë ka marrë masa për të izoluar qytetin për gjashtë ditë që të mos rrezikohen qytetarët e tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re