Një 79-vjeçar nga Poliçani ka rezultuar pozitiv ndaj pandemisë koronavirus. Ditën e sotme, në një lidhje direkte me “Shqipëria Live” ka folur djali i tij, i cili është kthyer nga Greqia më 5 mars.

Emiljano tregon se ai ka qëndruar në karantinë pasi u kthye në Shqipëri dhe nuk ka takuar asnjë person përveç prindërve, derisa doli negativ dhe më pas ka dalë për të bërë pazarin.

“Babai nuk e ka marrë nga unë koronavirusin. Unë dola negativ dhe babai pozitiv. Mund ta ketë marrë kur ka dalë në pazar, ose testi ka dalë gabim”, u shpreh djali i 79-vjeçarit.

“Nuk besoj se jam unë personi që ja kam ngjitur babait koronavirusin. Unë kam qëndruar më shumë me mamanë dhe ajo fatmirësisht është shumë mirë. Babai vuan nga mushkëritë dhe zmadhimi i zemrës. Unë pyes nëse babai im doli pozitiv me koronavirus, si ka mundësi që nuk doli askush tjetër, mjekët që e kontrolluan në Poliçan”, shtoi ai.

Më pas djali i 79-vjeçarit u bëri thirrje personave që kanë takuar babanë e tij që të shkojnë të bëjnë analizat, pasi diku e ka marrë ai Covid-19.

Emiljano ka treguar se tani ka hyrë për herë të dytë në karantinë, pasi babai i tij doli pozitiv.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re